AGK-ja ndan çmimet për varfërinë, gazetarët vlerësohen për kontributin e tyre në luftën ndaj varfërisë

Prishtinë | 14 Tet 2019 | 17:02 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Ekipin e OKB-së në Kosovë kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast AGK-ja ka ndarë çmimin për videon e shkurtë më të mirë për gazetaren, Rejhane Selimi e cila tha se ndihet e privilegjuar me këtë çmim.

Kronika flet për gjendjen dhe kushtet e vështira të familjes Maloku nga Polluzha e Drenasit.

Çmimi i dytë i takoi gazetares Kaltrina Rexhepi – Dragusha e cila tha se temat e varfërisë duhet të trajtohen edhe në ditët në vazhdim.

Audiostorja më e mirë i takoj gazetares, Bardha Shkrelit.

Për shkrimin më të mirë, mori çmim gazetari Besnik Boletini.

Ndërsa për fotografinë më te mirë mori çmimin, fotografi Arben Llapashtica, raporton EO.

Kryetarja e Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli -Pustina, falënderoj ekipet e OKB-së që po shpërblejnë gazetarët të cilët kontribuuan në zhdukjen e varfërisë.

“Jam e nderuar që në këtë vit OKB ia besuan organizimin po në Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. “Mbajeni varfërinë në faqen e parë”, Eshtë motoja sepse janë pikërisht gazetarët të cilët kontribuuan në zhdukjen e varfërisë. Jeton Mikullovci ka paraqitur më se miri figurativisht. Falënderoj organizatat e OKB-së të cilët shpërblyen gazetarët të cilët kontribuuan në zhdukjen e varfërisë”, ka thënë ajo.

Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson, theksoi se gazetarët duhet të njoftojnë për varfërinë e t’i tregojnë politikbërësve gjendjen në të cilën jetojnë të varfrit.

Richardson potencoi se edhe pse në Kosovë ka pasur rritje ekonomike, ajo është zhvilluar për gjëra jo të mira derisa është rritur edhe numri i papunësisë.

“Jam shumë e prekur që e bëjmë këtë çmim për varfërinë dhe është viti i 14 më radhë. Ka ende që jetojnë në varfëri dhe ka prej gjysmë të fëmijëve që jetojnë në varfëri me shifra të mëdha. 5% e varfërisë së skajshme në Kosovë, pas kësaj për mua gjithmonë është një person. Sot kam vizituar dy familje në Fushë Kosovë mendoj për atë grua e cila jeton në një shtëpi të vogël me katër fëmijë, ku fëmijët e saj nuk shkojnë në shkollë e as në kopsht”.

“Gazetarët i duhet të njoftojnë për këtë pjesë të varfërisë e t’i tregoni politikbërësve. Kosova ka pasur rritje ekonomike por nuk është shndërruar në rritje të madhe të vendeve të punës por në gjëra jo të mira. Falënderoj të gjithëve që keni mbështetur këtë ceremoni, më shumë punë duhet bërë për problemet e shoqërisë. Ju jeni zëri i atyre që nuk dëgjohet, sepse nuk i takojmë të varfrit për çdo ditë”, tha Richrdson.

Ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se shifrat zyrtare të varfërisë mbesin shqetësuese.

Sipas saj, për të zhdukur varfërinë, Kosova duhet të krijoj vende të reja të punës, të luftohet korrupsioni dhe diskriminimi.

“Është interes i veçantë për shoqërinë e Kosovës. Të jem pjesë e organizimit i cili është bërë tradicional për raportimet më të mira për nivelin e varfërisë në Kosovë. Shifrat zyrtare mbi varfërinë në Kosovë janë shqetësuese, ku 30% e qytetarëve janë të papunë, ku 5% jetojnë në varfëri të skajshme. 25 mijë familje me skema sociale. Mbi 700 milionë euro janë sjell në Kosovë për ti ndihmuar familjeve. Për të zhdukur varfërinë, Kosova duhet të krijoj vende të reja të punës, ta luftoj korrupsionin, diskriminimin e të gjitha formave, duhet të lehtësoj format për huamarrje për bizneset e reja. Media është pushteti i katërt në një shtet demokratik”, u shpreh Jahjaga, raporton EO.

Kryetari i Asociacionit të gazetareve Serbë në Kosovë, Budimir Niçiç, tha se të gjithë këto punime duhet t’i dërgohen institucioneve publike të Kosovës, pasi siç tha ai edhe atyre duhet të ju “dhemb koka” nga kjo varfëri e skajshme.

“Puna e jona ka qenë mjaftë e vështirë që të vendosim se cili tregim ka qenë më i mirë. Kemi pasur rast që të shohim një shkallë të madhe të papërgjegjësisë së institucioneve. Të gjitha këto punime ti dërgohen institucioneve, ministrave e komunave që të ju dhëmbë edhe atyre koka. Mediet e gazetarët nuk do të heshtim për këto probleme dhe dëshmi për këto janë 22 rrëfime për këtë konkurs”, tha ai, raporton EO.

Në këtë ceremoni u shfaq edhe video “Mbani Varfërinë në faqen e parë” e organizuar nga AGK.

Lexo më shumë:

Të ngjashme