AGK-ja shënon Ditën e Lirisë së Shtypit me instalacion artistik

Prishtinë | 03 Maj 2019 | 09:58 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shënuar Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit me një instalacion artistik duke shfaqur shprehjet fyese të politikanëve ndaj gazetarëve që janë bërë gjatë vitit të kaluar, raporton Ekonomia Online

Gentiana Begolli kryetare e AGK-së tha se përmes këtij instilacioni të gjithë kanë mundësi të shprehin realitetin në Kosovë sa i përket shkeljeve në vendin e punës.

“Ky instilacion ofron mundësi të shprehin realitetin në Kosovë me të cilin realitet ballafaqohemi ne si gazetarë”.

“Ka qëndrimi se realiteti i  AGK-së  është i korruptuar andaj ne do ta shënojmë këtë mesazh dhe të gjithë qytetarët kanë mundësi të shprehin qëndrimet e veta”.

Ardiana Thaçi, anëtare në AGK, tha se gazetaërt nuk janë armiq të askujt, prandaj edhe nuk janë prodhues të lajmeve të rreme.

“Shpresojë që kjo ditë të jetë e përditshme, jo vetëm një ditë ku politikanët na urojnë, e në anën tjetër na pengojnë në lirinë e shprehjes. Ne gazetarët s’jemi armiq të askujt po miq të se vërtetës e kjo ndodh të mos i pëlqej presidentit, kryeparlamentarit, kryeministrit apo ligjvënësve”.

“Ne nuk prodhojmë fake news, të vetmet lajme të rreme janë ato të politikanëve që vet i kanë thënë e na është dashur t’i citojmë. Është detyrë dhe mision i gazetarit t’i shkojë në fund çdo lajmi deri në fund”.

“Ne kemi zgjedhur që të depërtojmë në mënyrë sa më të thjeshtë te qytetarët, sepse liria e shprehjes është më rëndësi për një shtet demokratik”.

Dardan Hoti, anëtarë në AGK, tha se kjo ditë gjithashtu është për të ngritur zërin edhe për shkeljet e të drejtave të gazetarëve në punë, raporton EO.

“Sot kemi dal me ngritë zërin edhe për kolegët tanë që kemi shumë punëtorë pa kontrata kemi shumë që punojnë jashtë orarit kemi diskriminim gjinor brenda medieve, e shumë shkelje tjera”.

“…përderisa ne shkruajmë për shkelje të punëtorëve në tërë Kosovën është koha me kthyer kohen edhe tek ne me shikuar si na shkelen të drejtat tona”.

Më pas AGK-ja do të mbajë një tryezë debati për lirinë e medies dhe sigurinë e gazetarëve me përfaqësues të medieve, shoqërisë civile dhe të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë.

Edhe studentët e Degës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit prezantojnë të gjeturat nga analiza e teksteve shkollore, kulturës së popullarizuar, rrjeteve sociale etj. duke i nxjerr në pah vlerat që i transmetojnë ato.

Në raportin vjetor të Organizatës Botërore “Reporterët pa Kufij” për vitin 2018, Kosova është renditur në pozitën e 78-të ose katër pozita më lartë se në vitin 2017, ku renditej në vendin e 82-të.

3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Të ngjashme