AGK kërkon zbardhjen e sulmit ndaj gazetarit Olluri

Prishtinë | 16 Gus 2017 | 23:29 | Nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e dënon sulmin fizik ndaj kolegut Parim Olluri, i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sontme.

AGK kërkon nga organet e sigurisë që të zbulojnë këtë rast në afat optimal pasiqë sulme të tilla, në themel dëmtojnë lirinë e shprehjes dhe medias.

AGK i uron shërim të shpejt kolegut Olluri si dhe bashkëshortes së tij, të cilët kanë pësuar lëndime trupore gjatë sulmit.

Olluri dhe bashkëshortja e tij janë trajtuar në QKUK.

AGK do të përcjell me vëmendje këtë rast duke kërkuar efikasitet nga organet e drejtësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme