AGK lanson raportin “Paraja publike e shpenzuar në medie”

Prishtinë | 13 Dhj 2017 | 13:18 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) sot ka lansuar raportin “Paraja publike e shpenzuar në media (2016)” ku u shpërfaqen të dhënat statistikore financiare rreth shpenzimit të parasë publike për informim publik.

Gjatë konferencës, AGK sqaroi metodologjinë dhe punën që është bërë gjatë procesit të hulumtimit si dhe telashet që janë shfaqur në këtë proces.

Shuma totale e mjeteve të shpenzuara për informim publik nga institucionet e vendit është 812 130 EUR. Kjo shumë përfshin të gjitha format e pagesave që ju kanë bërë medieve qoftë nga institucionet qendrore apo ato komunale.

Raporti gjithashtu sjell edhe 6 rekomandime të cilat do të ndihmonin pasqyrimin më të qartë dhe transparencë në shpenzimin e fondeve publike për kategori të ndryshme të informimit publik – duke përfshirë kategori të ndryshme siç janë: publikime dhe shpallje, reklama, shërbime mediale, transmetim të seancave, subvencione dhe grante në varësi nga institucioni përkatës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme