AGK: Prokuroria e Shtetit kërcënoi mediat, veprim i papranueshëm

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 11:53 | Nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagon ndaj kërcënimit që prokuroria e shtetit iu ka bërë mediave, sot kur po zhvillohet procesi zgjedhor në Drenas.

Paralajmërimi në formë kërcënimi nga ky institucion paraqet shqetësim serioz për mediat dhe gazetarët. Kërcënimi se “do të merren masa konkrete në rastet e dezinformimit apo informimit të rrejshëm përmes portaleve dhe rrjeteve sociale” është presion mbi mediat dhe qytetarët që të shprehen lirshëm, e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

AGK e konsideron të papranueshme këtë qasje të Prokurorisë së Shtetit, ndërkohë që i bëjmë thirrje këtij instiucioni që të angazhohet më shumë në ritjen e bashkëpunimit me mediat si dhe krijimin e transparencës së nevojshme.

Ndyshe AGK-ja mbështetë në punën e tyre kolegët gazetarë të cilët janë duke mbuluar zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme