AGK reagon pasi LDK-ja e PDK-ja akuzuan RTV Dukagjinin

Prishtinë | 21 Jan 2021 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas deklaratave të PDK’së dhe LDK’së të lëshuara në drejtim të Rtv Dukagjinit dhe akuzave të këtyre dy partive që televizioni në fjalë është shndërruar në mjet propagandues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga AGK thonë se po e përcjellin me shqetësim një gjuhë të tillë të dy partive të cilën e konsiderojnë të papranueshme.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me shqetësim po e përcjellë gjuhën linçuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të RTV Dukagjinit.Gjuha e tillë linçuese për AGK-në është tërësisht e papranueshme dhe përbën trysni ndaj kolegëve tanë gazetarë”, thuhet në reagim.

“AGK-ja vlerëson se ky është presion i drejtpërdrejtë në politikat redaktoriale dhe formë direkte e presionit publik.Duke i akuzuar mediet se po favorizojnë një subjekt politik, i bëjnë ato target të sulmeve. AGK-ja u bënë thirrje partive politike që nëse kanë ankesa në drejtim të ndonjë mediumi, t’i drejtojnë ato tek organet kompetente”, vazhdon reagimi i AGK’së.

“Kjo mënyrë e qasjes së subjekteve politike ndaj medieve, për AGK-në përbën sulm ndaj lirisë së shprehjes”, thuhet në fund të reagimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme