AGK, telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Hysni Syla

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) thotë se me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Hysni Syla.

Ai vdiq në moshën 71-vjeçare pasi u godit me veturë mbrëmë në Komunën e Mitrovicës.

Syla për shumë vite bashkëpunoi me gazetat si Bota Sot dhe Kosova Sot, drejtoi Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë, si dhe për një kohë punoi si zëdhënës i kësaj komune.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e vlerëson lart kontributin dhe përkushtimin që Syla pati për gazetarinë. Njëherësh, u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Hysni Syla.

Të ngjashme