Agron Bajrami nis punën si ambasador i Kosovës në Bruksel

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Gazetari kosovar, Agron Bajrami ka nisur punën si ambasadori i Kosovës në kryeqytetin evropian.

Bajrami ka marrë pjesë në një drekë pune me Emisarin Special të Britanisë së Madhe, Stuart Peach në Bruksel të organizuar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në BE, Lindsay Appleby

“Shumë faleminderit ndaj Lindsay Appleby për organizimin e drekës së punës me të dërguarin special Sir Stuart Peach. Është shumë inkurajuese të shohësh një aleat të tillë të përkushtuar si Britania e Madhe duke u angazhuar plotësisht në mbështetje të Kosovës si dhe të gjitha shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Përfshirja e Sir Peach është në momentin e duhur dhe i saktë”, ka shkruar Bajrami.

Të ngjashme