Ahmet Isufi kujton 21 vjet nga dalja në skenë të UÇPMB-së

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 20:29 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi kujton 21 vjet më parë kur edhe u ndez shkëndija e parë me rastin e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Sipas tij, kjo datë na kujton rënien e vëllezërve Saqipi dhe Besim Faikut. Ideali që përçuan këta bijë më të mirë të kombit ishte ideali i brezave.

Kjo luftë nuk ishte vetëm e Luginës por e tërë shqiptarisë. Ai tha se sot janë të ndarë përkohësisht administrativisht po zemra e këtij populli do të rrahë bashkim sa të jetë amaneti i të parëve.

No photo description available.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme