Ahmet Krasniqi, laureat i çmimit “Ora e Presidentit”

Prishtinë | 21 Gus 2017 | 15:48 | Nga

Çmimin tradicional “Ora e Presidentit”, të cilin e jep për çdo vit në Ditën e Presidentit, nëndega e LDK-së së NRË-së përmes aktivit të Ahenit, kësaj radhe ia ndau Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqit. Kolonel Krasniqi përveç kontributit të tij të pashoq në fushën e sigurisë, në luftën e popullit të Kosovës për liri e pavërësi si dhe në themelimin e FARK-ut, është edhe autor i shumë punimeve studimore e publicistike, që janë botuar nëpër gazeta e revista profesionale.

Aktivistët e LDK-së në Gjermani ia kanë ndarë këtë Çmim Kolonelit Krasniqi duke u bazuar dhe duke e respektuar përkushtimin atdhetar dhe profesional Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, I vrarë në Tiranë në Shtator të ’98-ës.

Laureatë të :”Ora e Presidentit” janë veprimtarët dhe atdhetarët e dëshmuar të çështjes shqiptare, Prof. Fehmi Agani, Anton Kolaj – ish nënkryetar i LDK-së, ish Shefi I QIK-ut, Enver Maloku, Këshilltari për Informim I Presidentit Rugova, Xhemail Mustafa, Akademik Idriz Ajeti Akademik Mark Krasniqi etj.

Në cermoninë e ndarjes së këtij çmimi morën pjesë Nënkryetari I LDK-së, Agim Veliu, sekretari i përgjithëshem i LDK-së,  Ismet Beqiri , kryertari I Ferizajt z. Muharrem Sfarqa, deputetja Doruntinë Maloku si dhe aktivistë e familjarë të të ndjerit Kolonel Ahmet Krasniqi.
“Ora e Presidentit” dhe një mirënjohje, vëllait të Ministrit Ahmet Krasniqi, Behgjetit, iu nda nga nënkryetari Veliu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme