Ahmeti: 13 punëtorë shëndetësorë të Urgjencës në Prishtinë dalin negativë për Coronavirus

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 22:06 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se 13 punëtorë shëndetësorë të Urgjencës kanë dalë me rezultate negative për koronavirus.

“13 punëtorët tonë shëndetësor të Urgjencës, vija e parë e ballafaqimit me Covid dhe sëmundje tjera më Prishtinë sot dolën negativ në testin e parë, ps kontaktit me të ndjerin S.N.”.

“Të gjithë kanë qenë me mbrojtje por kemi përcjellë të gjitha protokolet. Ata do të vazhdojnë në vetëizolim edhe disa ditë”, ka shkruar Ahmeti.

Të ngjashme