Ahmeti: 3 mijë qytetarë u rimbursuan për Covid-19

Prishtinë | 04 Shk 2021 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se Thesari i shtetit ka ekzekutuar sot pagesat e rimbursimit për koronavirus ndaj 3 mijë qytetarëve të kësaj komune, raporton Gazeta Express.

Ahmeti ka thënë se ditëve tjera do të rimburësohen edhe rreth 6 mijë aplikues.

. “Thesari sot ka ekzekutuar pagesat e rimbursimit për Covid për rreth 3 mijë qytetarë nga Komuna e Prishtinës. Ditëve në vijim do të vazhdohet me përfundimin e Listës 1 që i ka rreth 6 mijë aplikues për rimbursimin për shpenzimet shëndetësore. Kodin unik të përfituesve nga kjo listë mund ta gjeni në webfaqen e Komunës”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook

Komuna e Prishtinës pati aprovuar Pakon për ndihmë të të gjithë qytetarëve të Komunës së Prishtinës të infektuar me COVID-19, që nga fillimi i pandemisë, e që janë të evidentuar në listën zyrtare të IKSHPK’së.

“Të gjithë qytetarët e infektuar deri në moshën 65 vjeçare – përfitojnë 50 Euro. Të gjithë qytetarët e infektuar mbi moshën 65 vjeçare (pensioner) – përfitojnë 100 Euro. Një anëtar i personit të vdekur nga pandemia, ka të drejtë të aplikon dhe ai familjar do të kompensohet në vlerë 50 ose 100 Euro, varësisht nga mosha e të ndjerit”, thuhej në njoftimin e komunës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme