Ahmeti: “40% zbritje, 100% infeksion”, thërret të evitohen grumbullimet në kryeqytet

Prishtinë | 27 Nën 2020 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar në lidhje me grumbullimet e mëdha të njerëzve në dyqane në atë aktivitetin e quajtur “Black Friday”.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka aluduar se grumbullime të tilla janë shumë të rrezikshme, dhe ka mundësi shumë të mëdha të përhapjes së infeksionit.

Ai ka bërë thirrje që të shmangen këto turma.

“40 për qind zbritje, 100 për qind infeksion. Përnime do të bëhet Black Friday. Ju lutemi t’i shmangeni turmave”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme