Ahmeti: Agim Gashi kërcënoi mësuesin që mori pjesë në tubim të VV-së

Prishtinë | 04 Shk 2017 | 13:03 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka postuar një sms në profilin e tij, përmes të cilit pretendon se Agim Gashi i LDK-së, e ka kërcënuar një mësues që mori pjesë në tubimin e Vetëvendosjes.

 Më poshtë lexojeni të plotë postimin e  Ahmetit:

“Para disa ditëve, Albin Kurti dhe Hysen Durmishin kanë mbajtur një tubim në Mramor. Nga ky tubim me qytetarë janë publikuar disa foto të qytetarëve prezent.

Një ditë më pas, Agim Gashi, asambleist ne komunë dhe udhëheqës i grupit të LDK e njëherit edhe këshilltar i Skender Hysenit i dërgon mesazhe njerëzve që kanë qenë në tubim.

A me kërcënime të buta po mundohen me i mbajt njerëzit në parti? Nuk po guxokan njerëzit me ardh në tubime të VV sepse keshilltari i Ministrit po i kërcënon? Me bukën e moçme, po vazhdon me kokëfortësi.

Po e fshij një pjesë të numrit për të mos i dërguar njerëzit sms-e” (sic.), ka shkruar Ahmeti, duke postuar edhe mesazhin që Gashi ia ka dërguar mësuesit.

sms-ahmeti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme