Ahmeti: BIK-u ka aplikuar për leje në Komunë për xhaminë qendrore në Prishtinë

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.

Ahmeti ka bërë të ditur se e veçanta e këtij Bajrami është se Bashkësia Islame ka aplikuar për leje në Komunën e Prishtinës për ndërtimin e xhamisë qendrore.

“Ky Bajram e ka edhe një të veçantë – pas shumë vitesh diskutime – para disa javësh BIK ka aplikuar për leje në Komunën tonë për xhaminë e madhe apo xhaminë qendrore në Prishtinë. Besoj se edhe kësaj radhe do ta dëshmojmë që toleranca ndërfetare është një prej vlerave më të mëdha në qytetin tonë”, u shpreh ai.

“Gjatë ditëve në vijim ne bashkë me BIK-un do të dakordohemi dhe do ta kemi koordinimin përfundimtar në mënyrë që ta kemi lejen për të filluar punimet në xhaminë e madhe”, ka thënë Ahmeti.

Me fat Bajrami!#shpiPRkrejt

Gepostet von Shpend A. Ahmeti am Sonntag, 24. Mai 2020

Të ngjashme