Ahmeti: Çfarë ka ndodhur me 1.3 milion euro të ndara për menaxhimin me qentë endacak

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar qasjen e institucioneve qendrore lidhur me menaxhimin e situatës me qentë endacak.

Ahmeti ka thënë se  qe tri vite ka kërkuar hartimin e një strategjie nacionale, por që kjo punë është heshtur.

Ai ka thënë se është e lehtë me miratuar ligje me standarde evropiane, por duhet zbatuar ato.

Ahmeti me anë të një postimi në Facebook, ka pyetur edhe për fatin e 1.3 milion euro të ndara nga Qeveria për trajtimin e qeneve endacak.

Postimi i plotë i tij:

Ka më shumë se tre vite që kam dërgua shkresa e shkresa tek institucionet e nivelit qendror për qentë endacak.  Në mes tjerash kam kërkuar strategji nacionale për këtë çeshtje.

Komuna e Prishtinës është komuna që ka shpenzuar më së shumti në trajtim, dhe komuna që ka respektuar në përpikmëri Ligjin për Mbrojtjen e Drejtave të Kafshëve.  Lehtë është me kalu Ligj në letër evropian e mandej mos me u marr me këtë punë.

Çfarë ka ndodhur me 1.3 milion Euro të ndara nga Niveli Qendror për këtë çështje?

Edhe në letren e dërguar te Këshilli i Sigurisë ku km këkrkuar që kjo çështje të trajtohet si çeshtje e sigurisë, jam pritur me përçmim. 

E kam thënë se kur të ndodhin tragjeditë, vajtojmë.

Ne po bëjmë strehimore, dhe po trajtojmë qentë e po i kthejmë në rrugë.  Edhe po i ushqejmë që mos të jenë agresiv. 

Por kjo nuk mund të bëhet vetëm në Prishtinë edhe vetëm nga Prishtina.  Kësaj radhe është kafshim e lëndim, po herën tjetër? Mandej kalojmë në esktremin tjetër.

Të ngjashme