Ahmeti: Edhe kjo valë e Covid-19 u ngadalësua, vaksinimi e vetmja zgjidhje

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmet ka folur për rastet me koronavirus në kryeqytet, për të cilat thotë se janë në ulje.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti tha se kjo valë u ngadalësua, por sipas tij, vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme.

“Sipas statistikave zyrtare të IKSHP deri më sot në Prishtinë kemi regjistruar 40 mijë raste me COVID 19, dhe 350 persona kanë vdekur nga virusi.

Sot, aktiv i kemi 352 raste. Si duket edhe kjo valë u ngadalësua. Por, kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi valë të tjera. Vaksinimi mbetet e vetmja zgjidhje e qëndrueshme”, shkroi Ahmeti.

Të ngjashme