Ahmeti emëron nënkryetarin e ri të Prishtinës

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 12:05 | Nga

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka emëruar sot nënkryetarin e ri të komunës.

Muhedin Nushi, është emëruar nënkryetar i ri i Prishtinës, pas zgjedhjes së ish-nënkryetarit, Dardan Sejdiu për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Ahmeti ka theksuar se Nushi me profesion është ekonomist por që në komunën e Prishtinës njihet si drejtor i administratës që ka bërë avancime të dukshme në dixhitalizimin e shërbimeve, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e proceseve , shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Pas zgjedhjes së Dardan Sejdiu, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam emëruar Z. Muhedin Nushi për nënkryetar të Komunës së Prishtinës.

Z. Nushi është me profesion ekonomist por në Komunën e Prishtinës njihet si drejtor i administratës që ka bërë avancime të dukshme në dixhitalizimin e shërbimeve, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e proceseve. Këto kanë rezultuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve në Komunën e Prishtinës.

Kam kënaqësinë që këto vite kam punuar me një njeri si Muhedinin dhe se do të vazhdojmë bashkëpunimin në shërbimin tonë për qytetarët e Prishtinës.

Falenderoj Dardanin për arritjet e përbashkëta në Komunë duke realizuar premtimet tona të vitit 2013. Ka qenë kryetar po aq sa edhe unë, duke e mbajtur një pjesë të madhe të barrës në përgjegjësitë tona në komunë. Dardanit i uroj sukses në Kuvend, duke ditur se atje do të jetë përfaqësues i denjë i komunës tonë dhe përfaqësues i qëndrimeve të Lëvizjes duke vazhduar luftën kundër korrupcionit dhe luftën për zhvillim të Republikës tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme