Ahmeti: Fondi i bizneseve prej 5 milionë eurosh do të fillojë zbatimin nga sot

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se fondi i bizneseve prej 5 milionë eurosh do të fillojë zbatimin prej sot.

Ai në një postim në Facebook shkruan se çdo biznes i cili ka qarkullim deri në 50,000 euro në vit e që ka pësuar humbje nga pandemia do të mund të aplikojë për ndihmë në formë granti nga Komuna e Prishtinës.

Ai ka publikuar edhe vegëzën ku mund të aplikohet.

“Aplikimi është i thjeshtë, vegëza në vazhdim ju dërgon në faqen ku duhet të i plotësoni të dhënat e kërkuara.

Vegëza: https://granteekonomike.prishtinaonline.com/Ndihma është e targetuar dhe është për bizneset e vogla”.

“Në momentin që aplikoni, sistemi do të bëjë lidhjen me të dhënat e Administratës Tatimore, për ta lehtësuar edhe formularin në mënyrë që mos të humbet kohë në mbushjen e të dhënave. Taksat e juaja janë paratë tuaja, dhe përdoren për ju”, shkruan ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme