Ahmeti: Fotografia ku shihen kalldrëmet e mbuluar me asfalt në “Qytetin e vjetër”, është e montuar

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale nga “Qyteti i vjetër”  për gjoja mbulimin e kalldrëmeve me asfalt është e montuar.

Pas kësaj ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili e mohoi se një gjë e tillë është duke u bërë në atë pjesë.

” Nuk janë mbulua kalldrëmet jo”, shkruan Ahmeti mbi fotografinë e publikuar të “Qytetit të Vjetër”

Një qytetare po ashtu ka reaguar duke publikuar një pamje të asaj pjese ku shihet se rruga nuk është fare e prekur dhe nuk është duku u punuar në të.

May be an image of road and street

Të ngjashme