Ahmeti: Guximi i prindërve të Astritit, thirrje për kërkim të drejtësisë

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 08:03 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka thënë se është shumë e rëndë dhe e dhimbshme me i pa prindërit e Astrit Deharit duke folur për vdekjen e të birit.

Ahmeti ka thënë se guximi dhe qëndrimi i tyre është thirrje e zëshme që të mos ndalemi së kërkuari drejtësinë për Astritin dhe Astritët e Kosovës.

Postimi i plotë:

“Shumë e rëndë dhe e dhimbshme me i pa Axhen Avni e Tezen Xhemile duke folur për Astritin dhe në përgjithësi për dhembjen e familjes. Por në të njejten kohë guximi dhe qëndrimi tyre sonte është thirrje e zëshme për secilin prej neve të mos ndalemi së kërkuari drejtësinë për Astritin dhe Astritët e Kosovës.”(sic.)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme