Ahmeti: Këta të qesin hi syve

Prishtinë | 15 Gus 2016 | 22:45 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk është e mundur që të luftohet korrupsioni dhe nepotizmi në Kosovë nga njerëzit që janë vet definicioni i këtyre të këqijave, njofton Klan Kosova.

Ahmeti ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se derisa ambasadori Ruairi O’Connell nënshkruan marrëveshje me PDK-në e kryeministrin Isa Mustafa, ka vende si “Termokosi”, ku pjesëtarë të PDK-së punësojnë  anëtarë të familjes.

“Ende po pres deklaratat e ambasadorëve posaçërisht atyre të Quintit mbi përgjimet dhe vazhdimin e kapjes së shtetit”.

“Derisa njëri ambasador nënshkruan marrëveshje me PDK-në dhe Isën, në ‘Termokosin’ e uzurpuar, kryetari dhe nënkryetari i PDK-së për Prishtinë kanë punësuar disa anëtarë të familjes së vet”.

“Këta të qesin hi syve qysh edhe shprehen në përgjime. Nuk munden ata që janë definicion i nepotizmit, ta luftojnë atë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme