Ahmeti: Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të infektuar me Covid-19

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se komuna që ai udhëheq deri tani ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të infektuar me COVID-19.

Ai ka thënë se 50 euro i janë ndarë secilit qytetar nën moshën 65 vjeç, ndërsa 100 euro për pensionistët.

“Deri më sot, Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të prekur nga Covid për shpenzimet mjekësore – 50 për secilin qytetar nën 65, 100 për pensionistet. Rreth 20 mijë qytetarë!:”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Të ngjashme