Ahmeti: Kundërshtari nuk mundet me përqeshje, ironi e cinizëm

Prishtinë | 19 Dhj 2016 | 12:15 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti  ka komentuar procesin e zgjedhjeve  në Drenas të cilën mbrëmë e fitoi kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social  Facebook  ka theksuar se në një betejë për kryetar komune kundërshtari  nuk mundet të humbas me përqeshje, ironi e cinizëm.

Sipas tij kjo është dëshmuar qysh në 16 vitet e fundit e jo vetëm në Drenas.

“Kundërshtari nuk do të mundet me përqeshje, ironi e cinizëm. Edhe në qoftë se mendon se kundërshtari është qesharak e i padijshëm, betejën duhet ta bësh me seriozitetin më të madh. Këtë na e dëshmojnë 16 vitet e fundit, jo vetëm zgjedhjet në Drenas”, ka shkruar Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme