Ahmeti me një falënderim për punëtorët e Hortikulturës

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook, në Ditën e Tokëes ka falënderuar punëtorët e ndërmarrjes “Hortikultura”.

Ai i ka falënderuar për punën e palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshme që Prishtina të jetë e pastër.

Postimi i plotë i tij:

Në Ditën e Tokës i dedikojmë një falënderim të madh nga zemra për secilin punëtor të ndërrmarrjes „Hortikultura“!
Për punën e palodhshme dhe angazhimin e vazhdueshëm çdo ditë, që Prishtina të bëhet një qytet më i gjelbër, me mjedis të pastër e të shëndoshë ku jetojmë.
Të gjithë bashkë për një Prishtinë të gjelbër!

Të ngjashme