Ahmeti: Mos parkoni veturat në vendpunishte, përndryshe ato do të konfiskohen

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se në disa lokacione në qytet janë duke punuar në rregullimin e hapësirave të parkingjeve të lagjes.

Këtë e ka bërë të ditur, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, ku lut banorët që të largojnë veturat dhe mos të parkojnë në vendpunishte, në të kundërtën thotë se do të konfiskojnë veturat.

” Parkingu te rruga “Qamil Hoxha” në qendër dhe “Iliaz Kodra” në Dardani janë dy prej tyre, prandaj lusim banorët që të i largojnë veturat dhe të mos parkojnë në vendpunishte. Në të kundërtën, detyrohemi që të i konfiskojmë veturat”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë:

Në disa lokacione në qytet jemi duke punuar 🚧 në rregullimin e hapësirave të parkingjeve të lagjes.

Parkingu te rruga “Qamil Hoxha” në qendër dhe “Iliaz Kodra” në Dardani janë dy prej tyre, prandaj lusim banorët që të i largojnë veturat dhe të mos parkojnë në vendpunishte.

Në të kundërtën, detyrohemi që të i konfiskojmë veturat.

Falenderojmë banorët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, në mënyrë që punimet të realizohen në afat të planifikuar.

Image may contain: car, sky and outdoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme