Ahmeti nderon dëshmorët e Prishtinës, në emër të familjarëve që nuk mund të bëjnë homazhe në këtë ditë

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, ka vendosur kurora lulesh tek Varrezat e dëshmorëve në emër të të gjitha familjeve të dëshmorëve dhe shoqatave të dala nga lufta.

Këtë e ka bërë për shkak se në kohë pandemie, këtë vit askush nuk mund të bëj homazhe te Varrezat e Dëshmorëve.

Kështu bëri të ditur vet Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera shkroi se ka vënë edhe tek varri i babit të kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastratit.

“Sot, në kushte normale do të ishim me familjet e dëshmorëve dhe shoqatat e dala nga lufta për të nderuar dëshmorët e Prishtinës në ditën e tyre. Por në kushte pandemie, ata nuk mund të jenë në homazhe. Por në emër të familjeve e shoqatave, e në emër të Komunës, respektuam më të dashurit tonë. Respekt e përulje të përjetshme! Qëndron Kastrati, e di që je i zënë me pandemi në Dardanë. Në emër tëndin e të familjes, vendosa një lule te varri i babait tënd!”, shkruan Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme