Ahmeti: Nuk e kemi mbuluar, por e kemi shpluar kalldrëmin

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Së fundi ka qarkulluar një fotografi ku shihet duke u mbuluar me asfalt një rrugë me kalldërm, në zonën “Prishtina e vjetër”.

Pas kësaj kishte reagime të shumta, e vetë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, theksoi se nuk janë mbuluar kalldërmat.

Por, edhe përkundër kësaj u insistua të ketë ndodhur një gjë e tillë, por Ahmeti ka ardhur me një tjetër shpejgim.

Ahmeti tha në këtë rrugë ka qenë asfalt qe plotë vite dhe gjatë gërryerjes kanë hasur në kalldërm, gjë që më vonë e kanë ndërruar projektin për ta rikthyer përsëri kalldërmin.

“Pash disa statuse që insistojnë që kemi mbuluat një pjesë me asfalt. Në fakt ka qenë asfalt qe plotë vite. Kur e kanë gryer për asfaltim e kemi parë që ka kalldërm përfundi. Kemi insistuar dhe kemi ndërruar projektin për ta kthyer kalldërmen. Pra jo që kemi mbuluar, por kemi shpluar kalldërmen“, ka shkruar Ahmeti.

Të ngjashme