Ahmeti: Nuk ka drejtësi, derisa nuk zbardhet fati i të pagjeturve

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 11:27 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nuk do të ketë drejtësi e as paqe për familjet e as për shtetin tonë përderisa nuk zbardhet fati i të zhdukurve.

“Sa e vështirë. I kujtojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve, ndërsa familjarët për çdo ditë. Nuk do të ketë drejtësi e as paqe për familjet e as për shtetin tonë përderisa nuk zbardhet fati i çdo të zhdukuri”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

Të ngjashme