Ahmeti: Ortekët e borës nuk duhet të nënvlerësohen

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Tahir Ahmeti njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, përmes një shkrimi ka përkujtuar nëntë vjetorin e ortekut të borës në Restelicë, ku kanë mbetur të vdekur dhjetë anëtarë të familjes Reka.

Postimi i plotë:

Sot janë bërë nëntë vjet, që kur orteku i borës në Restelicë la të vdekur dhjetë anëtarë të familjes Reka, në rajonin e Gorës.

Ortekët mund të parashikohen me paralajmërimin e ndryshimeve klimatike në zona të caktuara, por rreziku asnjëherë nuk është i evitueshëm. 

Është potencuar disa herë se Kosova nuk bën pjesë në zona të rrezikshmërisë së ortekëve, mirëpo praktikat po e dëshmojnë të kundërtën dhe deri me tani kemi disa raste me fatalitet nga ortekët, andaj përveç tri rreziqeve natyrore nga të cilat kryesisht rrezikohet Kosova, tërmeteve, vërshimeve dhe zjarreve pyjore, as ortekët e borës nuk duhet të nënvlerësohen.

Institucionet përgjegjëse në Kosovë, duhet që në vendet potencialisht të rrezikuara nga ortekët e borës të investojnë më tepër në parandalimin e tyre. Si një ndër masat preventive është edhe vendosja e  shenjave paralajmëruese në të gjitha zonat ku rrezikshmëria nga ortekët është më e lartë, në mënyrë që mos të rrezikohet jeta e qytetarëve të vendit.

Të ngjashme