Ahmeti: Pasardhësve u lash punë të kryera

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka dhënë një intervistë në emisionin “Ju Flet Prishtina”, të fundit në këtë cilësi.

Ahmeti ka thënë se kryetari i ardhshëm i kryeqytetit e ka lehtë t’i realizojë disa projekte, meqë thotë se i ka kryer procedurat e do t’ua lë gati kur të largohet nga komuna, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, të dy kandidatët kryetari Ahmeti thotë se i njeh shumë mirë, por pret që të kenë sfida në një realitet të cilin, sipas tij, nuk e njohin.

Për Vitinë, që e kishte edhe vartës për një kohë, parasheh qeverisje më me shumë siklet.

E për Ramën që thotë se e ka mik, Ahmeti parasheh se do mësojë gjëra të reja.

Të ngjashme