Ahmeti për Lahajn: Përkundër lajmit të rëndë për vdekjen e nënës, vazhdoi t’i këndoj jetës e atdheut të tij

Prishtinë | 08 Gus 2021 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një reagim në rrjete sociale pas koncertit të Ramë Lahajt.

Ky i fundit, i cili organizoi “Ramë Lahaj&Friends” në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, e ndërpreu në gjysmë pasi u njoftua për vdekjen e të ëmës.

Me këtë rast, Ahmeti e ka përgëzuar Lahajn duke thënë se përkundër lajmit të rëndë ai vazhdoi t’i këndoj jetës e atdheut të tij.

Të ngjashme