Ahmeti për Mikullovcin: Perdja asnjëherë nuk do të bie në skenën tuaj

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 11:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ngushëlluar familjen e aktorit Adem Mikullovci, i cili vdiq sot në moshen 81 vjeçare.

Ahmeti ka kujtuar Mikullovcin edhe si shok të babait të tij duke thënë se solidariteti dhe dashuria e asaj gjenerate për njëri tjetrin me hidhërimet e kohë pas kohshme janë të papërsëritshme.

“Sot paska ndërru jetë axha Adem.  Si shok i afërt i babit në jetë të përditshme e në botën e tyre teatrore më ka ra në fëmijëri me nejt shumë.  Solidariteti dhe dashnia e asaj gjenerate për njani tjetrin me idhnimet e kohë pas kohshme janë të papërsëritshme”.

“Kur prindi im ishte i shtrirë në spital për pesë muaj në vitin 2011 para se të ndërronte jetë shumicën e kohës ka qenë në koma.  Dhe çdo tre katër ditë në spital mjeku më thoshte – qe sa ke Baca Adem.  Vinte me pa edhe me ja thonë dy tri fjalë për me i ndihmu me u zgju”.

“Më vonë në Lëvizjen Vetëvendosje pa marr parasysh se a pajtohej dikush me të ai e thoshte të vetën, qëndrimin e vet, të sinqertë, me dashni”.

“Sot do të flasin për aktrimin e artin e tij e unë sot i përulem njerzillëkut të baces Adem.  Perdja asnjëherë nuk do të bjen në skenën e juaj. Ngushëllime familjes!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme