Ahmeti: Për të gjithë besimtarët myslimanë, urime festa e Kurban Bajramit

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, u uron të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.

Ai tha se kjo është festë që bën ftesë për përpjekje të parreshtura për më shumë drejtësi e barazi, më shumë solidaritet e unitet dhe për më shumë mirësi e dashuri.

“Siç i përbashkon njerëzit në gëzim, kjo ditë manifeston përpjekjen kolektive për të kultivuar vlerat e larta njerëzore, që shpesh është rrugë e vështirë e cila kërkon sakrificë dhe vetëmohim”.

“E rëndësishme të jemi në krahë të nevojtarëve, të ndihmohen të sëmurët, të varfërit, të shtypurit, të margjinalizuarit. Të inkurajohet secili për t’u angazhuar për një shoqëri të shëndoshë. Të kthehet shpresa për jetesë më të mirë për të gjithë. Gëzuar dhe mbarësi për Ju dhe familjet tuaj”, ka shkruar Ahmeti.

Të ngjashme