Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi ka shprehur ngushëllime familjarëve, për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës.
Ahmeti shkruan se shtë në kontakt të vazhdueshëm me kryetaren e komunës së Tetovës, Teuta Arifaj, derisa ka shprehur gatishmërinë për ti ndihmuar në rast nevoje.
Postimi i plotë:
Mbrëmë dhe sot, bashkë me Erionin jemi në kontakt me kryetaren e Tetovës, Znj. Teura Arifaj. Në këtë tragjedi fjalët janë të mangëta, përvec se në këto kohë të vështira për të gjithë qytetet tona, ku viktimat janë të përditshme, një tragjedi e tillë na shton dhembjen.
Jemi gati ta ndihmojë njëri tjetrin në rast nevoje me mundësitë që i kemi e ndonjëherë kjo është së paku ngushëllimi për të gjithë familjaret dhe qytetarët e Tetovës. Për më shumë çkado që kërkohet nga Tirana e Prishtina e Unioni i bashkive do të ofrojmë maksimalisht.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjet!