Ahmeti: Po përfundon ndërtimi i çerdhes në lagjen “Kalabria”, do të akomodohen 100 fëmijë

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se punimet për ndërtimin e çerdhes me bazë në komunitet në lagjen “Kalabria”, po zhvillohen sipas planit dinamik dhe janë pranë përfundimit

Ahmeti ka treguar se kjo çerdhe ka kapacitet për 100 fëmijë të kësaj lagje.

Ai tha se investimi në edukimin e hershëm është vendimi më I duhur për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët.

Postimi I plotë:

Të ndërtojmë një shoqëri, ku çdo fëmi mund të bëhet çka ëndërron dhe ku çdokush mund të rritet dhe jetojë me dinjitet!

Investimi në edukimin e hershëm është vendimi më i duhur për të siguruar një ardhme më të mire për fëmijët 👧👦 tanë dhe për të siguruar një shoqëri të shëndoshë.

Ndërsa, modeli i çerdheve 🏘 me bazë në komunitet është mënyra më e mirë e gjithëpërfshirjes së prindërve në edukimin e fëmijëve.

Punimet në ndërtimin 👷🏗 e objektit të çerdhes me bazë në komunitet në lagjen “Kalabria” po zhvillohen sipas planit dinamik dhe janë pranë përfundimit.

Kjo çerdhe po financohet nga European Union Kosovo /Bashkimi Evroian dhe ka kapacitet për akomodimin e 100 fëmijëve të kësaj lagje.

#edukuimihershëm #përfëmijëttanë #Prishtina❤️

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme