Ahmeti: Premtimet janë se problemet me rrymë do rregullohen brenda dy orësh

Prishtinë | 23 Nën 2020 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti deklaroi se kanë marrë premtime se problemi me energji elektrike do të rregullohet brenda dy orëve.

“Edhe njëherë kabllot e KOSTT që furnizojnë trafot e KEDS janë djegur. Këto janë asete të KOSTT. Shpesh këto po shkaktojnë drejtime gishtash te njëri tjetri. Sot disa herë na lajmëruan që KEDS po asiston KOSTT për t’i rregulluar. Në bisedën e fundit – premtuan se rregullohet brenda dy orësh.Ky status është informues”, shkruan Ahmeti në Facebook.

“Komuna nuk ndal dhe nuk lëshon rrymë. KOSTT është kompani Publike e nivelit qendror dhe ka përgjegjësinë e përçimit të rrymës prej KEK deri tr KEDS, pra tensionin e lartë. KEDS është kompani private dhe blen rrymë nga KEK dhe importues, dhe pastaj e paguan KOSTT për kalimin e rrymës nëpër rrjetin e tyre deri te trafo. Pastaj na e sjell në shtëpitë tona dhe na e shet”, ka sqaruar ai.

“Meqenëse nuk i lajmërohen të gjithë qytetarëve, po mundohemi të ju mbajme të informuar.Tash është prioritet kthimi rrymës. Presioni im nuk i shpejton inxhinierët. Pas përfundimit të kësaj krize, do të kuptojmë në detaje prishjen dhe do marrim masa që të sigurohemi se situata të tilla nuk ndodhin më”, përfundoi Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme