Ahmeti: Pres sulme pasi sivjet është vit zgjedhor

Prishtinë | 27 Mar 2017 | 14:33 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar lidhur me fotografitë e ditëve më herët ku është parë në një jaht në Mal të Zi.

Ai ka thënë se ka pritur dhe pret sulme sepse sivjet është vit zgjedhor dhe se Prishtina është halë në sy sipas tij për ata që e kanë zhvatë dhe e zhvasin këtë shtet

“Kam prit dhe pres sulme sepse sivjet është vit zgjedhor dhe Prishtina është halë në sy për ata që e kanë zhvat dhe e zhvasin këtë shtet. Është shtuar edhe konspiracioni edhe ligësia”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.
“Munden me shpif në të gjitha anët, por nuk do të dorëzohemi asnjëherë para matrapazëve e hajnave”, ka shkruar Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme