Ahmeti: Procedurat e prokurimit janë hapur për projektin e Tregut të ri të qytetit

Prishtinë | 18 Jan 2020 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se janë hapur procedurat e prokurimit edhe për projektin e Tregut të Ri të Qytetit.

” Pas rrugës Model, procedurat e prokurimit janë hapur edhe për projektin e Tregut të Ri të Qytetit, që do të jetë pjesë integrale e zonës historike të Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në “Facebook”

Sipas tij, Tregu i Ri i Qytetit do të jetë pjesë integrale e zonës historike të Prishtinës

Ky është postimi i plotë:

Pas rrugës Model, procedurat e prokurimit janë hapur edhe për projektin e Tregut të Ri të Qytetit, që do të jetë pjesë integrale e zonës historike të Prishtinës.

Procedurat jane të hapura deri më 10 shkurt, dhe pas afatit të ankesave ky projekt do të fillojë të implementohet.

#TreguiRi #Prishtina2020

Image may contain: sky, house, tree and outdoor
Image may contain: sky, house and outdoor
Image may contain: outdoor
Image may contain: tree, sky, outdoor and nature
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme