Ahmeti: Qeveria të bëj kërkesë tek ShBA-ja për 500 mijë vaksina

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndajnë 70 milionë vaksina të Astra Zeneca për shtetet mike.

Lidhur me këtë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëj kërkesë ndaj ShBA-ve që 500 mijë vaksina të ndahen për Kosovën.

Ai ka thënë se pavarësisht a do të mund të realizohet një kërkesë e tillë, nuk humbet asgjë nëse Qeveria ua dërgon një kërkesë.

Më poshtë postimi i plotë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur që ti ndajnë për miqët 70 milion vaksina të Astra Zeneca që i kanë kontraktuar më herët. Lus Qeverinë e Kosovës që të bëj kërkesë tek SHBA për 500 mijë vaksina. Natyrisht që SHBAtë kanë shumë miq në nevojë, por nuk humbim asgjë nqs kërkojmë.

Të ngjashme