Ahmeti reagon ndaj sulmit të gruas rome: Turp për ne

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj sulmit të gruas rome.

Ajo u sulmua përsëri sot në qytetin Ferizajit nga disa të rinj, disa ditë pasi u sulmua në Lipjan.

Ahmeti me këtë rast ka kritikuar organet e rendit që nuk kanë arritë ta marrin në mbrojtje.

“Kur dikush sulmohet njëherë, e sulmi paralajmërohet prapë, e shteti deklarohet që po e merr në mbrojtje e pas një dite ai person sulmohet prapë brutalisht, çka me ba me këtë shtet?”.

I pari i Prishtinës shtoi se përveç ndjenjës së turpit duhet të kërkohet edhe përgjegjësi nga Policia dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

“Perveç turpit të përgjithshem që duhet ta kemi të gjithë, tani duhet të kërkojmë përgjegjësi prej shtetit, prej Ministrisë së Punëve të Brendshme, prej policisë e deri tek të gjitha ata që kanë pas përgjegjësi për ta mbrojtur qytetaren”.

Ndër të tjera ai tha se të gjithë ata që janë prind duhet të reagojnë për sulmet e tilla.

“E të gjithë neve që jemi prind, ta përkujtojmë të reagojmë sa herë që e dëgjojmë fëmijët tonë kur shprehin ksenofobi, kur kanë paragjykime, kur përdorin fjalë fyese. Tolerimi i paragjykimeve e ksenofobisë sjellë mentalitete të turmes dhe sulme të tilla.”

Të ngjashme