Ahmeti reagon pas largimit me dhunë të sirianëve nga një lokal në Prishtinë

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 20:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas raportimit se një lokal në kryeqytet ka larguar me dhunë disa refugjatë nga Siria, përcjell Ekonomia Online.

Ahmeti tha se duhet të tregojmë solidaritet pasi edhe ne si popull kemi qenë refugjatë.

“Gjatë ditës shoh plotë statuse të kujtimeve të dhunës serbe në Kosovë. Plotë muhabete dëgjoj “kur ishim refugjatë…”. Solidaritet, dhembshuri e vuajtje. Por edhe krenar me atë se kush jemi. Mandej shoh se në një lokal në Prishtinë me dhunë i kanë nxjerr jashtë disa refugjatë nga Siria!
Solidariteti, dhembshuria për toke! E besa edhe krenaria! Marre!”, ka shkruar Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme