Ahmeti: Së shpejti mund t’i relaksojmë masat në Prishtinë

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 20:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është paraqitur optimist në raport me përballimin dhe menaxhimin e pandemisë në kryeqytet.

Ahmeti në RTV Dukagjini ka thënë se situata në kryeqytet është nën kontroll.

“Ditëve të fundit kemi pasur një numër të vogël të infektimeve…Nëse vazhdon kjo gjendje dhe qytetarët qëndrojnë në shtëpi besojmë se shumë shpejt do t’i relaksojmë masat sa i përket karantinës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Prishtinës thotë se vetëm dje nga kjo komunë janë testuar 65 persona e që për fat të mirë vetëm 6 prej tyre rezultuan pozitiv.

“Dje kemi pasur më shumë frikë, sot nuk kemi pasi numri i mostrave që janë marrë nga Prishtina janë më të pakta”.

Duke folur për rastet sociale Ahmeti ka thënë se sot ka pasur më shumë se 100 telefonata nga qytetarë që kanë menduar se duhet të paraqiten fizikisht për të marrë pakon me ndihma.

“Ne u bëjmë thirrje të qëndrojnë në shtëpi pasi do t’ua dërgojmë ndihmat”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se do të kenë edhe ndihmën e FSK-së në këtë proces.

Të ngjashme