Ahmeti-Sveçlës: Identifikoni kush tjetër në Kosovë ka 136 vepra dhe sorollatet i lirë

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një status në Facebook ka thënë se pajtohet pjesërisht me atë që ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, thotë për gjykatat lidhur me rastin e Dardan Krivaqës.

Sveçla ka kritikuar gjykatat që e kanë lënë të lirë Krivaqën edhe pse kishte shumë raste në prokurori dhe dënime të formës së prerë. Ahmeti thotë se pajtohet pjesërisht me të, por që shton se tani është koha që të sigurohet që raste të tilla të mos përsëriten.

“Ministri Sveçla duke i raguar prokurorisë dhe gjykatës në Ferizaj është çuditur se si ata nuk e dijnë që Dardan Krivaqa i ka 136 raste në Polici dhe ju ka ofruar listën e tyre. Një pjesë edhe pajtohem me Xhelalin në atë çka ka thënë, se me qenë të kënaqur qytetarët me gjykata nuk do të ju votonin.”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

“Xhelal – s’ke nevojë me dërgu listën e Krivaçës. Ai është në burg dhe shpejtësia e kapjes nga Policia është për tu përshëndetur. Identifikoni kush tjetër në Kosovë ka 136 vepra dhe sorollatet i lirë. Identifikoni burrat që kanë raste të shumta të kanosjes dhe rrahjes së grave të tyre . Ndalni ato që ende skanë ndodhur, mos u arsyetoni për ato që tashmë kanë ndodhur. Familjes së Marigonës fare pak ju intereson tashmë numri i veprave të Krivaqes. Por të gjithë neve na intereson që ajo që i ka ndodh Marigonës mos ti ndodh askujt në Kosovë”, shtoi Ahmeti në statusin e tij.

Të ngjashme