Ahmeti thotë se drejtori i policisë është urdhërdhënës për largimin e barrikadave serbe

Prishtinë | 23 Sht 2021 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, ka vlerësuar se vendosja e barrikadave ne zonat e banuara me serbë, është e kundërligjshme.

Megjithatë për largimin e këtyre ndalesave, policia e Kosovës, sipas tij pret urdhër vetëm nga drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni, njofton Klankosova.tv.

”Me policinë e Kosovës udhëheq drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ai është urdhërdhënës. Policia e Kosovës i përgjigjet Qeverisë së vendit, por në aspektin operativ, udhëheq drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe ai kur ta vlerëson kur një veprim i tillë duhet të ndërmirret, ajo mund të ndodhë”.

Info Magazine: Drejtori i Policisë së Kosovës, a konsultohet në këtë rast me ministrin Xhelal Sveçla dhe kryeministrin Albin Kurti, për largimin e barrikadave?.

”Policia e Kosovës është profesionale dhe nuk është politike, mos të harrojmë se ajo i përgjigjet ministrisë dhe qeverisë së vendit por në aspektin operativ me policinë e vendit udhëheq drejtori i policisë së vendit”.

Info Magazine: A do të mund të largoheshin deri tani ato barrikada të vendosura që tri ditë?

”Policët nuk janë aty kundër qytetarëve. Vendosja e barrikadave është e kundërligjshme. Nuk e besoj që ka pengesa, sepse pa u bë vlerësimet adekuate, nuk është e nevojshme që të veprohet”.

”Policia e Kosovës për ndërmmarrje të masave adekuate i ka planet e veta për veprime në terren”.

”Ato pengesa më së shumti pengojnë lëvizjen e qytetarëve atje, lëvizjen e mallrave. Policia është atje për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve”.

Të ngjashme