Ahmeti tregon në sa ora do të stabilizohet rryma në Mati 1 dhe Bregu i Diellit

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Lagjja “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit” në Prishtinë po vazhdojnë të qëndrojnë pa rrymë elektrike, përcjell Ekonomia Online.

Sipas kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, në “Mati 1” pritet të mbarojë shkyçja në ora 21:00, ndërsa stabilizimi i energjisë elektrike në “Bregun e Diellit” pritet të rikthehet në ora 18:00.

“Sipas informatave nga KEDS, Mati 1 është shkyçje e planifikuar deri në 21 (por besojnë se deri në 19 lëshohet rryma) ndërsa në Breg të Diellit ka prishje që sipas KEDS është afër sanimit dhe pritet stabilizimi deri në 18:00”, ka shkruar Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme