Ahmeti: Uji i pijshëm në Prishtinë nuk bën të rrezikohet

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se uji i pijshëm 24 orë në Prishtinë nuk bën të rrezikohet dhe nuk do të rrezikohet.

Ahmeti theksoi se Liqeni i Badovcit është pasuri shtetërore.

Ai shtoi se kompania e cila planifikon të fillojë ndërtimet në zonën e Badovcit nuk ka leje të ndërtimit dhe nuk ka aplikuar për leje të ndërtimit.

Sipas tij kjo kompani ka aplikuar vetëm për kushtet ndërtimore që i paraprijnë aplikimit për leje.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Uji i Pijshëm 24h në Prishtinë nuk bën të rrezikohet dhe nuk do të rrezikohet.

Liqeni i Badovcit është pasuri shtetërore në pronësi të Shtetit të Republikës së Kosovës sikurse edhe çdo resurs tjetër ujor.

Vendimet për mbrojtjen e Liqenit/Ujit dhe masat tjera mbrojtëse i merr niveli qendror – sepse i kanë edhe përgjegjësitë edhe kapacitetet të bëjnë vlerësime të tilla.

Komuna e Prishtinës është përgjegjëse për leje ndërtimore sipas dokumenteve planifikuese që i ka në fuqi, dokumentet kryesore të të cilave janë aprovuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës në vitin 2013.

Kompania në fjalë nuk ka leje ndërtimi dhe ende nuk ka aplikuar për leje ndërtimi. Kompania në fjalë ka aplikuar për kushte ndërtimore të cilat i paraprijnë aplikimit për leje. Në këtë procedurë është qe disa vite.

Në Kushtet Ndërtimore i thuhet se para se të aplikojë për leje në Komunën e Prishtinës, duhet të aplikojë për pëlqimin për vlerësimin mjedisor në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilën ende nuk e ka bërë.

Në vitin 2015, Komuna e Prishtinës ka propozuar rritjen e teritorrit të Germisë nga 900 hektarë në 2000 hektarë dhe ka marr statusin e pejsazhit të mbrojtur sipas Ligjeve në fuqi.

Një pjesë e pejsazhit është rreth Badovcit. Në vitin 2016 në bashkëpunim me Qeverinë e Çekisë kemi arritur që të fillojmë trajtimin e ujrave të zeza përreth liqenit. Ujëra të tilla nuk derdhen më në liqenin e Badovcit.

Prishtina ka ujë të pijshëm 24 orë në ditë që nga viti 2017, dhe kjo në asnjë mënyrë nuk bën dhe nuk do të rrezikohet.

Uji i Pijshëm 24h në Prishtinë nuk bën të rrezikohet dhe nuk do të rrezikohetLiqeni i Badovcit është pasuri shtetërore…

Gepostet von Shpend A. Ahmeti am Montag, 13. Januar 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme