Ahmeti uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 12:25 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti së bashku me drejtoreshën e arsimit në këtë komunë, Arbërie Nagavci kanë vizituar sot shkollën  fillore dhe të mesme të ulët “Emin Duraku”.

Me këtë rast, Ahmeti dhe Nagavci iu kanë uruar vit të mbarë shkollor nxënësve, njofton Klan Kosova.

Pikërisht  në këtë shkollë do të nis mësimi tërëditor më 19 shtator sikurse në disa shkolla të tjera të Komunë së Prishtinës, në “Pjetër Bogdan” si dhe shkollën “Ganimete Tërbeshi” në Llukar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme