Ahmeti: Vendimin e nxori vetë Ibrahimi më 2008, sot nuk do që të zbatohet!

Prishtinë | 28 Sht 2016 | 18:02 | Nga

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimit, duke thënë se ai vetë e ka nxjerrë një vendim në vitin 2008, ndërsa sot nuk do që ai të zbatohet.

Sipas Ahmetit, Ibrahimi është ai që po i nxit qytetarët t`i shkojnë të shtëpia e tij.

Ai thotë se është e keqe instrumentalizomi i qytetarëve për sulme politike.

Ahmeti thotë se Komuna e Prishtinës po vazhdon ta bëjë punën e vet, ku vetëm gjatë këtyre ditëve janë vlerësuar shtatë familje në gjendje më të rëndë sociale, dhe tre të tjera me fëmijë me nevoja të veçanta.

Ai thotë se komuna ka kohë që ka filluar për procedurat e strehimit, por jo për ata që kanë nga dy paga.

Por, Ahmeti nuk i është përgjigjur pyetjes së Ibrahimit, i cili ka kërkuar t`i sqarojë deklaratat e Ahmetit, ku ky i fundit ka thënë se Hamdi Ibrahimi po i rren banorët e lagjes “Dardania”.

Lexoni postimin e plotë të Ahmetit:

Në një vend si Kosova, kryetari i Gjykates e cila ka marr vendim në vitin 2008 ju thotë dhe i nxit që të shkojnë te shtëpia e kryetarit të kryeqytetit për të mos zbatuar vendimin që e kanë nxjerr vetë.

E vërteta po del dhe do të del në shesh dita ditës e do të shihet se kush çfarë ka bërë. p.sh që në ditën e parë të lirimit të banesave, nga 6 të liruara në tre prej tyre ishin studentë me qera, ka shitblerje të këtyre banesave, familjarë të politikanëve e deri te politikanë të fortë që kanë shpërnda banesa në vitin 1999. Por kjo le ti mbetet organeve kompetente për shqyrtim.

e keqja është që një grup i vogël i njerëzve në hall po instrumentalizohen për sulme politike. E Komuna e Prishtinës po vazhdon me punën e vetë. Gjatë këtyre ditëve janë vlerësuar se shtatë familje janë në gjendje më të rëndë sociale, dhe tre të tjera me fëmijë me nevoja të veçanta.Komuna e Prishtinës qe një kohë ka filluar procedurat për strehimin në vende të tjera ku ka mundësi.

Por strehim nuk mund të ju ofrohet atyre me dy paga, atyre që marrin qera prej studentëve e politikanëve të pasur.

Lexo edhe:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/hamdi-ibrahimi-reagon-pasi-ahmeti-e-quajti-rrenc/

Të ngjashme