SOS fshati i fëmijëve me projekt “Kopshti 314”

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 14:40 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot vizitoi SOS Fshatin në Velani, me ç’rast u interesua për projektin e kujdesit afatshkurtër për foshnjat e braktisura, si dhe mori pjesë në inaugurimin e pilot-projektit “Kopshti 314 – Hapësirë Promovuese për Permakulturë në Prishtinë”, i mbështetur nga Zyra zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe Komuna e Prishtinës.

Ky kurs para së gjithash do të kultivojë aftësitë e fëmijëve, do të zhvillojë intelektin e tyre, përmirësojë ushqyeshmërinë e tyre, si dhe do të mprehë shqisat dhe nxisë kreativitetin duke i bërë më të vetëdijshëm për marrëdhëniet e tyre dhe përgjegjësitë ndaj tokës dhe komunitetit.

Të udhëhequr nga mentorët e Fondacionit Jeshil, fëmijët do të jenë bashkë-autorë të të gjithë procesit; prej mbjelljes së fidanëve e deri tek vjelja, duke u bërë pronarë të një përvoje dhe njohurie të re, e cila është futur në kërrikullin shkollore të vendeve të zhvilluara.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm në edukim, pasi që ushqimi do të jetë njëra nga sfidat globale, duke pasur parasysh rritjen e popullsisë dhe tokën e kufizuar agrare. Ai u zotua për vëzhgim të projektit nga Komuna dhe në rast të rezultateve pozitive, të shtrijë këtë projekt me tutje për të minimizuar kostot e ushqimit në shkolla tjera.

Shpendi ne SOS SOS 1 SOS 3 SOS 4

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme